E thotë shkenca: Momenti ma i mirë i ditës me ba seks (foto)

Francezët bajnë dashni 137 herë në vit, nga 108 që asht mesatarja. Studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e Kohës” thotë se ka nji kohë të caktueme me ba gjithçka. Edhe seksi, asht çashtje kohe.

Simbas tij, momenti duhun për me ba seks asht ora 22.00. Arsyeja? Orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhun me humorin e qetë. Kështu ju keni me flejt shumë ma mirë.

Po pjesa tjetër e ditës?

Në 07.00 simbas ekspertëve asht nji tjetër moment i mirë, sepse motivimi asht në rritje dhe në atë kohë nivelet e testosteronit arrijnë kulmin te gratë; 11:00 asht pika e naltë për fuqitë analitike të trunit dhe emocionet pozitive janë në rritje.

Në vend të këtyne parashikimeve duket se ora 14.00 e drekës asht momenti ma i trishtuem i ditës me ba seks: ndjeheni të lodhun, sepse trupi po hyn në nji fazë të pushimit mbas pune.

Simbas nji studimi të kryem nga Superdrug, nji gjigant britanik i produkteve të bukurisë që mori në pyetje mbi 2 mijë persona për këtë çashtje të publikueme nga Daily Mail, momenti ma i dashtun i javës për seks asht e Diella dhe dita ma e urryeme asht e Mërkura.

Për me përmbledhë, seksi gjatë javës vlen vetëm në orën 22.00 të mbramjes ose pak minuta mbas kësaj, ndërsa gjatë fundjavës ia vlen në çdo orë!

Shperndaje në: