Peticion për revokimin e çmimit Nobel për Handken

Në rrjetet sociale tashma ka nisë nji peticion për revokimin e çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Në këtë peticion, theksohet se Handke ishte përkrahës i “kasapit të Ballkanit” Slobodan Milosevic.

PETICIONIN E GJENI KËTU

“Ishte mbështetës ndaj personit që ishte përgjegjës për vdekjen e qinda mija njerëzve të pafajshëm dhe dheta mija grave dhe burrave të dhunuem. Nji person që mbron nji përbindësh të tillë nuk meriton nji njohje ma të thjeshtë letrare, e le ma nji çmim Nobel”, thuhet ndër tjera në peticion.

Sot gjatë ditës pati reagime të shumta ndaj ndarjes së këtij çmimi për Handke.

Handke njihej si përkrahës i Slobodan Milosevic’it dhe si person që haptas kishte mohue masakrat në Ballkan.

Peter

Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video në rrjetin social Twitter ku shihet fituesi i cmimit "Nobel" për letërsi Peter Handke, teksa ju drejtohet të mbijetuarve kosovarë dhe boshnjakë me fjalët: "Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!" / KultPlus.com

Posted by KultPlus.com on E enjte, 10 Tetor 2019

Shperndaje në: