Nurellari: VV nuk pati fitore triumfale – Qe pse humbi PDK’ja (video)

Per me diskutue per rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit, i ftuem ne “Momentum” te Rrokum TV ishte Adri Nurellari, keshilltar i kryetarit te PDK’s, Kadri Veseli.

“Nuk asht naj fitore kushedi e VV’s, tue pa diferencen me LDK’n, pra nuk asht fitore triumfale, prandaj tonet egzaltuese jane qesharake, sepse ne perqindje ka ranie te kesaj partie”, thote Nurellari.

Nurellari tha se VV asht parti populiste, nuk ka naj program.

“Ndryshimet e qendrimeve te tij, Kurti i maskon shume mire, ban aleanca me te gjithe, ka sulmue Mustafen edhe fizikisht madje, sot takohet me te, pra ja ka dale me sherbye si magnet”, thekson ai, shkruen Rrokum.TV

Nurellari ka thane ma tutje se, keto zgjedhjet e kane gjetë PDK’n ne rrugen e reformimit te partise.

“Nuk pati kohe me u meremetue pakenaqesite mbrenda partise, shkaku i ketyne reformave, prandaj PDK nuk pati kohe te mjaftueshme per keto zgjedhje”, shprehet Nurellari.

Nurellari thekson se, edhe votat e shumta te pavlefshme e kane damtue Partine Demokratike te Kosoves.

Keshilltari i z.Veseli spjegon tutje epersine morale qe PDK’ja ka ndaj VV’s.

“Ne vitin 2014, VV ne kuader te VLAN’it tentoi me blloku procesin e formimit te Qeverise nga PDK’ja qe kishte fitue zgjedhjet, ndersa sot po thote se sovrani ka vendos per VV’n dhe i takon me ba Qeverine. Kjo asht hipokrizi”, shprehet Nurellari, tue shtue se, Veseli per dallim prej Kurtit atehere, tash doli dhe i pranoi menjehere rezultatet dhe konfirmoi qendrimin ne opozite /Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: