Nga QKUK flasin për gjendjen shëndetësore të 11 personave që u helmuen dje

11 pacientët që janë punëtorë të KQZ e që gjenden në Klinikën Infektive të QKUK’s në Prishtinë mbas helmimit nga zarfat e ardhun nga Serbia, janë në gjendje të mirë.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha, ka thanë se në QKUK gjenden 11 pacientë ku po marrin tretman mjekësor, simbas saj të gjithë kanë gjendje stabile dhe po trajtohen në mënyrë profesionale nga stafi i Klinikës Infektive.

“Në Klinikën Infektive janë për momentin të spitalizuar 11 pacientë, prej tyre 9 femra dhe 2 meshkujë, gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë pacientët e kanë shërbimin dhe kujdesin e duhur profesional prej ekipës së Klinikës Infektive dhe për momentin po presim rezultatet e motrave që janë marrë”, tha Berisha.

Berisha ka spjegue po ashtu problemet që kanë hasë ata mbas helmimit, tue thanë se disa kanë pasë mundim, disa vjellje e disa problem me frymëmarrje.

“Pas marrjes së anamnezës nga këta pacientë, disa prej tyre kanë thënë se kanë pas mundim, disa vjellje, disa krurje dhe skuqje të lëkurës dhe disa kanë thënë që kanë pasur që kanë problem me frymëmarrje”, tha Berisha

Shperndaje në: