Këta janë veteranët e LDK’s që dështuen me u ba deputetë të Kuvendit të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka me u përfaqësue me disa emna të ri në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë që ka dalë nga zgjedhjet e 6 Tetorit.

Për herë të parë, disa emna dhe figura të njoftuna e shumë të randësishme të LDK’s nuk kanë me qenë në Kuvendin e Kosovës, ata kanë mbetë jashtë Kuvendit jo pse kanë lëshue udhë, por se kanë humbë nga të rijtë e LDK’s.

Ismet Beqiri nuk ka me qenë ma deputet i LDK’s në Kuvendin e Kosovës, mbasi nuk ka arritë me i sigurue votat e mjaftueshme për ulësën e deputetit.

Nji emën tjetër si Naser Rugova nuk ka me qenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit, as ai nuk arriti votat e mjaftueshme me u ba deputet dhe me folë në emën të LDK’s në Kuvend siç ishte i njoftun nga publiku.

Besa Gaxherri, deputetja veterane e LDK’s nuk ka arritë me marrë këtë herë votat e mjaftueshme për deputete, atë e kanë mposhtë prumjet e reja në parti që ka sjellë kandidatja për Kryeministër, Vjosa Osmani.

As Naser Osmani nuk ka me qenë deputet nga radhët e LDK’s në Kuvendin e Kosovës, ai madje tash po akuzohet nga Prokuroria për keqpërdorim të fondit 3%.

Deputetë nuk kanë arritë me u ba as ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe ish-deputeti, Blerim Grainca./BotaSot

 

Shperndaje në: