Zbulohet arsyeja se pse duhani damton ma shumë gratë

“Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj damtimeve të shkaktueme nga pimja e duhanit për shkak të brishtësisë së tyne ma të madhe fizike”, thanë mjekë dhe specialistë italianë.

”Por, përkundër kësaj, numri i duhanpimësve rritet”, asht alarmi që vjen nga Kongresi Kombëtar i Shoqatës italiane të Mjekëve, i promovuem nga kompania ”Philip Morris Italy”.

”Efektet janë të shumta, që nga shëndeti i mushknive deri te shëndeti riprodhues, me cigare që munden me damtue fetusin gjatë shtatzanisë”, shtuen ata.

”Fatkeqësisht, gratë, megjithëse mesazhi asht i qartë, vazhdojnë me pi duhan, edhe për shkak të ritmeve gjithnji e ma stresuese ndaj të cilave nënshtrohen. Edhe pse kujdesen për shëndetin e familjes, ato lanë mbas dore veten”, theksuen specialistët.

Shperndaje në: