Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Qe për sa vjet asht gati vaksina për kancerin e gjinit, mundet me parandalue smundjen

Nji vaksinë e zhvillueme për me parandalue kancerin e vezoreve dhe të gjinit mundet me qenë në dispozicion në 10 vitet e ardhshme.

Të paktën kështu kanë deklarue disa studiues nga SHBA.

Shkencëtarët te klinika Mayo në Jacksonville, Florida thonë që vaksina jo vetëm që ndalon rishfaqjen e këtij kanceri, por edhe mundet me parandalue krejtësisht.

Vaksina, për të cilën aktualisht janë tue u krye teste, thuhet se që tash ka arritë me i zhdukë qelizat e kancerit nga nji paciente me tumor në gji.

Nji nga mjeket që po merret me këtë eksperiment Keith L. Knutson u shpreh për Forbes se tue qenë se kërkimet po bahen në fazat e para, kjo ka me kërkue të paktën 3 vjet përpara se me fillue faza tjetër e testimit.

Mbas kësaj, vaksina mundet me qenë e disponueshme në numra të mëdhej për pacientët.

Knutson spjegoi:

“Asht e arsyeshme të themi se mundemi me pasë nji vaksinë gati mbrenda 10 viteve dhe mundet me qenë e disponueshme për pacientët për m’u ble në farmaci apo për m’u marrë në spitale.”
Simbas shkencëtarëve, deri tash dihet që vaksina asht e sigurt dhe se stimulon sistemin imunitar. Dihet gjithashtu që, deri tash, ka pasë nji impakt pozitiv në kancerin e vezoreve dhe gjinit

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

Shperndaje në: