Keni me u befasue cka shkruejne mediat serbe per Vedat Muriqin (foto)

Paraqitjet fantastike të Vedat Muriqit me ekipin e Kosovës kanë zgjue lavdata edhe nga nji adresë ku ma së paku pritej, në Serbi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi (2:0) ka qenë mundësi e shkëlqyeshme që tifozët në Prishtinë edhe nji herë të tregojnë se kush asht futbollisti ma i dashtu i tyne.

Vedat Muriqi asht zot i futbollit në Prishtinë, e këtë e dëshmoi edhe koreografia speciale, shkruen portali serb “Blic”.

Ylli i Fenerbahces asht idhull i shumë banorëve të Kosovës dhe nuk asht për m’u befasue mbështetja e shfaqun ndaj tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, shton “Blic”.

Portali serb në titullin e artikullit për Muriqin ka shkrue: “Ky person asht zot i futbollit në Prishtinë. Anglezët e mbajnë mend mirë, stadiumi i asht përkule, kurse lavdatat nuk ndalen”.

 

Shperndaje në: