Vucic e pranon këtë fakt lidhun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e ka pranue sot se për Serbinë asht jetike zgjidhja e problemit me Kosovën.

Vucic e ka pranue gjithashtu se zgjidhja e problemit me Kosovën asht edhe kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Ajo që na po shohim asht presion, madje shumë presion për Kosovën. Ky asht problemi ynë”, tha Vucic mbas takimit me ish-kryeministrin e Belgjikës, Herman Van Rompuy, i cili ishte gjithashtu edhe kryetari i Komisionit Europian.

Vucic javën e kalueme ka pritë në takim edhe të Dërguemin e Posaçëm të presidentit të SHBA, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, takim nga i cili Vucic nuk ka dalë i knaqun.

Shperndaje në: