Zhvillime dramatike – avokatë nga e gjithë Europa akreditohen nga Specialja para aktakuzave (dokument)

Zhvillime tejet dramatike janë paralajmërue nga Gjykata Speciale e Hagës gjatë këtij mueji dhe muejit të ardhshëm.

Kryetari i OVL UÇK’s, Hysni Gucati, tha se mbi 20 persona janë ftue vetëm këto dy ditë nga prokurorët e Specializuem të Hagës, shkruen lajmi.net.

Madje, ka paralajmërue edhe arrestime e ngritje të aktakuzave gjatë muejit të ardhshëm.

Dyshimet e Gucatit munden me u përforcue edhe në faktin se Specialja e ka publikue listën e plotë të avokatëve të akredituem të viktimave dhe të akuzuemve në proceset gjyqësore.

Lista përmban rreth 164 emna të avokatëve nga Kosova, Serbia, Malajzia, Holanda, Ukraina, SHBA, Italia, Sllovenia, Zelanda e Re e Hungaria.

Kujtojmë, se Specialja në Korrik intervistoi edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai u intervistue në cilësinë e të dyshuemit, derisa zgjodhi me u mbrojtë në heshtje.

Në këtë formë u mbrojtën edhe të intervistuemit e tjerë të profilit të naltë.

Ma poshtë e keni listën e plotë të avokatëve të akredituem nga Specialja:

Shperndaje në: