Rinumërimi i votave – Nisma merr nji lajm të mirë

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re numëron 5.02 përqind të votave të fitueme mbas rinumërimit të 82.49 përqind të votave nga 314 vendvotime sa ka vendosë me u rinumërue Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Simbas Formularit të Raportimit të Rezultateve të partive politike (FRP), mbas rinumërimit të 82 përqind të votave nga rinumërimi i 314 vendvotimeve, Nisma ka kalue pragun zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare 2019.

Nga 314 vendvotimet që janë tue u rinumërue, kanë mbetë me u publikue rezultati i plotë që përfshin edhe 18 përqind të vendvotimeve.

Lidhun me këtë rezultat, zadhanësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thanë se KQZ asht tue publikue në websajtin e saj rezultatet e rinumërimit të 314 vendvotimeve.

“Me qëllim të transparencës, pas çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve. Formularët e rinumërimit po publikohen afër formularëve që janë plotësuar në vendvotime dhe çdo palë e interesuar mund të ketë çasje për të bërë krahasime”, ka thanë Elezi për Insajderin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të numërimit të votave me postë, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas rinumërimeve eventuale, do të publikojë rezultatet përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019”, ka përfundue Elezi.

Shperndaje në: