Hahn: Nuk ramë dakord, iu kërkoj falje qytetarëve të Shqipnisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në konferencën për shtyp që u zhvillue mbas mbylljes së takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Luksemburg, komisioneri për Zgjanim në largim i BE, Johanes Hahn, iu kërkoi falje qytetarëve të Shqipnisë dhe Maqedonisë së Veriut që ende nuk asht arritë nji vendim i dakordësuem për ta.

Hahn shtoi se këto dy vende i kanë përmbushë kërkesat.

“Iu kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm me ra dakord.

Procesi asht i bazuem në merita dhe këto dy vende i kanë realizue kërkesat.

Unë kam ba maksimumin tim, por kam besim se do të kemi sukses në fund.

25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave.

Nuk kam asnji indikacion që Macron ka me ndryshue qëndrim.

Na duhet nji sinjal politik për me dhanë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve.

Duhet me nisë pregaditjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, tha Hahn.

“Kisha me dashtë me përdor këtë mundësi, por nuk arritëm me gjetë nji marrëveshje.

Nuk asht nji moment lavdie”, tha Hahn.

Shperndaje në: