Fëmitë japonezë kampionë të shnetës falë drekës në shkollë

Japonia ka arritë qëllimin e nji vendi të zhvilluem për me pasë tregues të shkëlqyem për sa i përket ushqimit dhe shëndetit të fëmive, tue ruejt nji nivel shumë të ulët të mbipeshes. Sekreti i saj? Dreka e shkollës.

Nji raport i UNICEF, i publikuem sot, e rendit Japoninë në vend të parë për sa i përket shëndetit të fëmive, me përqindje të ulët të vdekshmënisë dhe nji numër shumë të vogël të fëmive nën peshë.

Por, Japonia ka gjithashtu edhe nivelin ma të ulët të fëmive mbi peshë, midis 41 vendeve të zhvillueme të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Europian.

Simbas ekspertëve, për këtë luejnë rol janë disa faktorë, ku përfshihet vëmendjen e veçantë që japonezët i kushtojnë shnetës, kontrollet e rregullta mjekësore për fëmitë dhe, veçanërisht, dreka shkollore.

“Dreka e shkollës asht krijue për me i sigurue elementet ushqyese që zakonisht mungojnë në ushqimet e konsumueme në shtëpi,” tha nji zyrtare e ministrisë së Arsimit, Mayumi Ueda.

Shperndaje në: