Simbas Djuric: Qe kush ishte caku “kryesor” i Njisisë Speciale

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thanë se caku kryesor i akcionit të sotëm të Njisisë Speciale të Policisë së Kosovës ishte komandanti regjional i Policisë, Zelko Bojic.

“Ai ishte cak i ROSU, u bastis, ju mor djali i tij Vasili Bojic dhe u dërgue në drejtim të panjoftun. Asht arrestue edhe nji punëtor tjetër i SHPK’s në veri, Rade Basara, i cili ka punue në raste të randësishme”, ka thanë Djuric për TV Pink, transmeton Klan Kosova.

Simbas tij, krejt skenari ka qenë i pregaditun që serbët të paraqiten si të kriminalizuem.

“Asht nji tjetër tentativë për me i tutë serbët, për m’i fajësue dhe për m’i ba subjekt të represionit”.

Shperndaje në: