Britanikët i përgjigjen Vucic’it mbasi ironizoi me fotografinë në selinë e Vetëvendosjes

Ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës ju asht përgjigjë presidentit serb, Aleksandar Vucic, mbas pyetjeve që i ka ba ai për takimin e Albin Kurtit dhe ambasadorit të ri britanez, Nicholas Abott.

Vucic i cili kishte kërkue sot llogari nga ambasadori britanik, Nicholas Abott, rreth fotografisë në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku në mbrapavijë shihej flamuri kuq e zi, tash ka marrë nji përgjigje.

Ambasada britanike në Kosovë ka thanë se mënyra e organizimit të zyrës asht çashtje e palëve të cilave u shkojnë në takime, ndërkohë detyrë e ambasadës asht me bashkëpunue me faktorët kryesorë politikë në Kosovë.

“Nji fotografi e publikueme së voni e ambasadorit në takim me njanin nga udhëheqësit politikë të Kosovës ka tërheqë vëmendjen e rajonit. Asht detyrë e ambasadës me bashkëpunue me akterët kryesorë politikë. Kur veprojnë në kuadër të partisë, bashkëbiseduesit tanë janë të lirë me zgjedhë se si do t’i organizojnë zyrat e tyne”, thuhet në nji reagim në Twitter të kësaj ambasade.

Shperndaje në: