Çudia ndodh n’Angli, shënohet goll me krye nga mesi i fushës (video)

Në ligat amatore të futbollit anglez asht shënue nji goll, i cili rrallë shihet në fushat e blerta, mbasi golli ka ardhë mbas nji gjuejtje me krye nga mesi i fushës.

“Viktima” asht FC United of Manchester, ekip i cili u themelue nga tifozët e Manchester United, që u larguen nga tribunat e “Old Trafford’it” dhe nisën prrallën e tyne.

Në ndeshjen me Basford United, e cila u fitue nga këta të fundit 3-1, u shënue nji nga gollat ma të çuditshëm dhe të bukur njikohësisht.

Shperndaje në: