Kandidatja e pazakontë për deputete, trazon vendin para zgjedhjeve (foto)

Nji kandidate e pazakontë ka vendosë me “nxehë” garën në zgjedhjet federale në Kanada, të cilat pritet me u mbajtë me datë 21 Tetor.

Ish-modelja e “PlayBoy” e kthyeme në politikane, Ania Krosinska, ka shpallë kandidaturën e saj për rajonin Humber River – Black Creek.

Ajo kandidon nga radhët e Partisë Popullore të Kanadasë, nji parti e ekstremit të djathë që asht kundër politikave të emigrantëve.

Kjo ka hapë polemika në vend, mbasi vetë 35-vjeçarja asht emigrante. Ajo ka lindë në Poloni, ka emigrue për në Gjermani e prej aty në Kanada.

Shperndaje në: