Kapet banda që vjedhnin shtëpitë e futbollistëve në Madrid, 3 ishin shqiptarë

Nji bandë me 3 shqiptarë dhe nji spanjoll kanë ra në pranga mbas nji operacioni të suksesshëm të Gardës Spanjolle, mbasi akuzohen se kanë krye disa vjedhje në Madrid dhe rrethinat e kryeqytetit.

Vjedhjet janë krye në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banueme. Njani nga të arrestuemit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar me inicialet M. Z., ishte arrestue ma herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznismenit, Jose Luis Moreno.

Autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhë në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera derisa ndër shtëpitë e vjedhuna nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madrid’it, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid, Thomas Partey.

Shperndaje në: