Kqyreni qysh reagon përkthyesja mbas deklaratës së Trump për marrëdhaniet SHBA-Itali (foto)

Presidenti amerikan dha nji konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Matarela, të cilin e Trump e quejti “Mocarela”, gjatë nji vizite në Shtëpinë e Bardhë.

Por, ajo që mori ma shumë vëmendje në media ishte reagimi i përkthyeses italiane, e ulun pas Trumpit, e cila ndryshoi menjiherë ftyrën kur presidenti amerikan bani nji koment lidhun me historinë midis Italisë dhe SHBA.

“SHBA dhe Italia janë të lidhuna fort, me pikëpamje të njajta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mija vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, presidenti i vendit të themeluem në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themelueme në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.

 

Shperndaje në: