Mustafa: Jemi kundër ndryshimit të kufijve me Serbine, por nuk i ndryshojme kufijte as me Shqipnine(video)

“Nëse flasim për ndryshim kufijsh, ne nuk flasim vetëm në relacion me Serbinë, por ne jemi plotësisht kundër ndryshimit të kufijve edhe me Shqipërinë”.

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, foli gjate ne emisionin “Zona e Debatit” të televizionit “Klan Kosova”.

Mustafa tha se LDK nuk asht e interesueme me hapë tema që e qesin në pikëpyetje sovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Bashkimi Europian është treguar i paaftë që ta detyrojë Serbinë që t’i zbatojë marrëveshjet në raport me Kosovën”.

“Për këtë arsye ne kemi kërkuar përfshirje të SHBA-ve në çështjen e dialogut me Serbinë. Në arenën ndërkombëtare kemi marrëveshje që janë nënshkruar para 20 vjetëve dhe sot e kësaj dite kanë mbetur e pazbatuara. Neve na duhen marrëveshje që zbatohen”.

“Përcaktimin tonë në e kemi për shtetin e Kosovës. Nëse flasim për ndryshim kufijsh, ne nuk flasim vetëm në relacion me Serbinë, por ne jemi plotësisht kundër ndryshimit të kufijve edhe me Shqipërinë.

“Ne këtë shtet e kemi ndërtuar mbi këta kufij – me këta kufij na kanë njohur mbi 106 shtete. Ne duam që me këta kufij ta zhvillojmë Kosovën dhe mos të hapin tema tjera që e vejnë në pikëpyetje sovranitetin e shtetit tonë”.

“Ne si LDK jemi përcaktuar për plaftormën tonë për dialog me Serbinë dhe kemi thënë se dialogu mund të zhvillohet vetëm me njohje reciproke – se territori dhe integriteti nuk mund të jenë pjesë e negociatave me Serbinë. Ne asnjë mënyrë nuk pranojmë që t’i japim Serbisë territor të Kosovës”.

 

Shperndaje në: