11 të lënduem nga djegia e banesës në Prishtinë

11 persona kanë mbetë të lënduem si pasojë e djegies së banesës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Këtë e kanë konfirmue edhe nga Policia e Kosovës.

Ata kanë thanë se rasti ka ndodhë rreth orës 09:30 të mëgjesit, derisa gjashtë persona kanë kërkue ndihmë mjekësore në QKUK.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi)”, kanë thanë nga Policia e Kosovës.

Shperndaje në: