Donald Trump i vendos taksë venës franceze dhe whiskey’t skocez

Shtetet e Bashkueme të Amerikës, kanë vendosë tarifa shtesë prej 7,5 miliardë dollarë për nji gamë të tanë produktesh, nji ofanzivë e re tregtare nga Presidenti Donald Trump, përkundër kërcënimeve europiane që kishin me ja kthye me të njajtën ‘shigjetë’.

Dogana hyni në fuqi nji minutë mbas mesnatës dhe vlen përveç të tjerave edhe për avionët Erbas, venat franceze dhe whiskey skocez. Katër ditë ma parë, qeveria amerikane mori dritën e gjelbër nga Organizata Botnore e Tregtisë për me vendosë tarifa në përgjigje të subvencioneve të BE për Erbas.

SHBA tashma asht në nji luftë tregtare me Kinën, e cila paraqet nji rrezik të madh për stabilitetin e ekonomisë globale.

Shperndaje në: