Fajon: BE asht marr peng nga Franca, që po luen nji lojë të ndytë. Besueshmënia jonë asht shkatërrue

Europarlamentarja Tanja Fajon, asht shprehë shumë e ashpër me atë që po ban Franca, me bllokimin e hapjes së negociatave për Shqipninë.

Fajon thotë se BE asht marrë peng nga Franca, e cila, simbas saj, po ban nji lojë të ndytë.

“Jam ekstremisht e zhgënjyeme që Bashkimi Europian humbi edhe nji tjetër mundësi për me demonstrue se çashtjet e zgjanimit kanë randësi dhe se na i mbajmë premtimet tona.

BE asht marrë përsëri peng nga France, që nuk e kupton dhe vazhdon me minimizue interesin tonë për Ballkanin.

Maqedonia e Veriu dhe Shqipnia nuk morën dritën jeshile për me i hapë bisedimet me BE dje.

Besueshmënia e Unionit asht shkatërrue.

Fanca po luen nji lojë të ndytë politike dhe kam droe se të gjithë kanë me pague çmimin.

Kjo asht e papranueshme”, shprehet Fajon.

Shperndaje në: