Në banesën e djegun jetonte i vetmuem nji djalë, qe tre muej nuk kishte rrymë

Nga nji shpërthim zjarri në nji banesë në lagjen Ulpiana deri tash gjashtë persona kanë kërkue ndihmë mjekësore.

Nji nga ta asht dërgue në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që 5 të tjerët tretmanin e kanë marrë në vendngjarje (probleme me frymëmarrje nga tymi).

Dëshmitarët thonë se në banesën e djegun ka banue nji djalë, i cili qe tre muaj nuk ka pasë energji elektrike.

Fqijtë dyshojnë së zjarri ka mujt me ardh nga ndonji qiri ose nga ndonji bombolë gazi. Ata madje e kanë heqë nga banesa personin mbasi që kishte marr lëndime.

Afrim Gashi thotë se së bashku me nji shok e kanë pshtue viktimën me emnin Enis, por që mbiemni i të cilit mbetet i panjoftun për redaksinë.

Gashi thotë se personi rreth moshës 30 vjeçare asht rast social dhe në banesë nuk ka rrymë që tre muej.

“Enisi është pronari i banesës. Ai njeri është rast social rrymë që tri katër muaj nuk ka ne shpeshherë u kemi thënë atyre të KEK-ut vendosjani rrymën se nuk ka rrymë se është rast social….Nuk e di pse ka ndodhur zjarri a u djeg me qiri apo nuk është djegur, rrymë në atë banesë nuk ka pasur…Shkaku i rrymës ka mundur të ndodh kjo e ka ndez qiriun natën apo diçka tjetër dhe ka ardhur deri tek zjarri. E kam parë Enisin ka qenë duke bërtitur flokët e përzhitura, i djegtë ngapak e kemi kap me një shok dhe e kemi qit jashtë”, tregon Gashi.

Por, shkaktarët e zjarrit ende nuk ndihen. Kështu të paktën thotë Policia e Kosovës.

Zadhanësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha për KosovaPresss se sot rreth orës 09 e 30 ka pranue informatën për shpërthim zjarri në këtë banesë.

Simbas saj, zjarri asht lokalizue dhe aktualisht njisitet e Policisë në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse, po punojnë për me i sqarue të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikue në shkaktimin e këtij rasti.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe njisitet e zjarrfikësve. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Latif Zeka, lidhun me rastin tha se sa ka marr informatën për shpërthimin e zjarrit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë arritë me shue zjarrin. Simbas tij, ende shkaktarët e këtij shpërthimi nuk dihen.

Latifi po ashtu tha se viktima nuk ka, janë tre persona të lënduem, njani prej tyne asht në gjendje ma të randë.

“Kur kemi ardhur e kemi gjetur në fazën e jashtëzakonisht të vrullshme e zjarrit në banesë e kemi futur nën kontroll dhe e kemi fikur…. Shkaqet nuk dihen ende por janë ekspertët e parandalimit të zjarrit dhe policisë dhe ata do të zbulojnë se nga çka ka ardhur… Më vjen mirë që të vdekur nuk ka të lënduar po sipas informatave kanë qenë tre, një është në shkallë më të lartë të lëndimit”, tha ai.

Shperndaje në: