Giuseppe Conte: Dy vende me shumicë myslimane andërrojnë BE, u ba nji gabim historik

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka folë para mbledhjes së Këshillit në Bruksel, ku pritet me u marr sot vendimi për çeljen ose jo të negociatave të Shqipnisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Conte asht shprehë se takimi i djeshëm i 28 liderëve BE në Bruksel ishte nji gabim historik dhe se mbledhja shkoi keq.

“I thashë kolegëve të mi, asht nji takim me historinë. Në 1400’ën ato komunitete pushtohen nga osmanët, mandej njohin regjimin komunist.

Presin me hy në Europë me kohë, sot jemi në 2019 dhe kjo datë ka me u kujtue si nji gabim historik.

Më vjen shumë keq, se asht edhe aspirata e disa komuniteteve me shumicë myslimane, por me kulturë europiane, pra ishte nji mundësi e madhe dhe na duhet m’i çelë negociatat.

Jam shumë afër shqiptarëve, veçanërisht atyne të Maqedonisë së Veriut që kanë ba shumë sakrifica. Shpresoj se zhgënjimi i tyne nuk ka me u shëndrrue në dekurajim, na nuk do t’ i braktisim”, u shpreh Conte.

Shperndaje në: