Zbulimi tronditës: Aktiviteti i tepërt i trunit mundet me shkurtue jetën

Çelësi për nji jetë më të gjatë mundet me qenë nji tru i qetë pa shumë aktivitet nervor, ky përfundim doli mbas nji studimi mbi indet e trunit të njerëzve që kanë jetue shumë gjatë. Ky studim kishte për qëllim me dallue se çka i bante ata ndryshe nga njerëzit e tjerë.

“Përdore atë ose humbe”, kjo frazë ka dominue gjithmonë përsa i përket mbrojtjes nga plakja e trunit, dhe ky studim i gjanë tregon se ka shumë përfitime nga qëndrimi aktiv si mendërisht ashtu edhe fizikisht gjatë plakjes. Por, studimi i bamë së fundmi tregon se ma shumë nuk asht gjithmonë ma mirë. Aktiviteti i tepërt, të paktën në nivelin e qelizave të trurit, mundet me qenë i damshëm.

Studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit analizuen indet e trunit të dhurueme në bankat e trunit të njeriut tue fillue nga njerëzit që jetonin deri në moshën 60-70 vjeçare deri te ata që jetonin deri në 100 apo ma shumë vjet.

Ata zbuluen se njerëzit që vdisnin para moshës 75 vjeçare kishin nivele të ulëta të nji proteine të quejtun ‘REST’ në trunin e tyne, e cila zvogëlonte gjenet e përfshime në dhezjen e aktivitetit të trunit. ‘REST’ gjithmonë asht tregue si nji mbrojtëse ndaj smundjes Alzheimer. Por, ata nuk ishin të sigurt nëse ‘REST’ i mbronte njerëzit nga vdekja apo thjesht zgjaste jetën.

Nuk asht e qartë se si diferencimet në aktivitetin e trunit në nivelin e qelizave munden me u përkthye në diferencime në njohjen apo sjelljen e njerëzve. Bruce Yankner, nji profesor i gjenetikës dhe neurologjië në Shkollën Mjekësore Harvard, tha se laboratori i tij po punon për me pa nëse bashkimi i ‘REST’ me ilaçe të tjera mundet me çue në zbulimin e mënyrave të reja për me i trajtue smundjet e trunit apo vetë plakjen.

Shperndaje në: