Vucic i shkruen letër BE: Na tregoni nëse na serbët i kemi helmue shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i ka drejtue nji letër zadhanëses së Bashkimit Europian, Maja Kocijancic, tue kërkue prej saj që publikisht me tregue nëse serbët i kanë helmue shqiptarët, raportojnë mediat serbe.

Vucic reagoi mbasi rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuem me numërimin e zarfave me vota të ardhuna nga Serbia janë helmue. Shkak janë ba 5 kuti që kanë ardhë nga Serbia me vota, të cilat mbasi janë hapë kanë kundërmue erë.

“Jam i sigurt mbas disa ditësh të përcjelljes së aferës së ‘helmimit’ në Prishtinë se keni konkludim rreth asaj që saktësisht ka ndodhë”, shkruen në letrën e Vucic’it të publikueme në gjuhën serbe dhe angleze në profilin e tij në Twitter.

“Prandaj, ju lus që opinionit të gjanë t’i thoni nëse na serbët i kemi helmue shqiptarët me antraks, navichok, apo naj tjetër helm të randë. Nëse rastësisht kjo nuk asht e vërtetë, ju lus që publikisht me tregue se kush kanë qenë mashtruesit që kanë sajue nji rrenë të tillë”, shtoi ai.

https://twitter.com/predsednikrs/status/1185139690418126848/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1185139690418126848&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Shperndaje në: