Fillon takimi i grupeve punuese të VV’s dhe LDK’s, kjo asht arsyeja pse u shty njiherë (foto)

Ka fillue takimi i grupeve punuese të krijueme në LDK dhe Vetëvendosje për me harmonizue programin që mundet me çue drejt nji marrëveshje paszgjedhore.

Ky takim mbahet në selinë e LDK’s dhe sapo kanë mbërri anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi u pritën nga Besian Mustafa.

Kujtojmë se ky takim u shty për në orën 13.00, sepse njani prej pjesëmarrësve të LDK’s nuk ndihej mirë me shëndet.

Lajmin e kishte konfirmue për Periskopin, Besian Mustafa.

“’Mbledhja nuk është anulu, veç është shty për në ora 13 sepse njëri prej anëtarëve tonë nuk është ndjerë mirë me shëndet’’, përfundon Musafa për Periskopin.

Shperndaje në: