Ky asht personi, banesa e të cilit u përfshi nga zjarri në Ulpianë sot (foto)

Nji banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë gjatë ditës së sotme asht përfshi nga zjarri.

Ndërkohë që, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, mjeku kujdestar në qendrën e reanimimit në QKUK, ka folë për gjendjen shëndetësore të personit në banesën e të cilit shpërtheu zjarri.

Ai ka thanë se pacienti i cili asht i moshës 30-vjeçare ka pësue disa djegie në dorë dhe kambë si pasojë e zjarrit, dhe se do t’ju nënshtrohet ndërhymjeve kirurgjike.

Për momentin veç një pacient është. Rreth orës 9 të mëngjesit ndihma e shpejtë e ka sjellë, gjinia mashkull, rreth 30-tave i lindur. Për shkak të djegies të banesës në Prishtinë, gjendja e tij është stabile, e ka të djegur dorën e djathtë dhe këmbën e majtë. E ka marrë terapinë, ka me qëndru edhe nja 1 orë në reanimim dhe më pas do të dërgohet në kirurgji plastike. Për momentin në reanimim nuk ka pasur pacientë të tjerë, në repartet tjera nuk e di”, ka thanë ai.

Shperndaje në: