Lajm i keq për Shqipninë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioneri i Zgjanimit, Johannes Hahn, e cilësoi si “nji zhgënjim ekstrem”, mos arritjen e dakordësisë mes udhëheqësve të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipninë.

“Udhëheqësit e Bashkimit Europian nuk arritën me zbatue angazhimin e tyne për me i hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipninë në Këshillin Europian”, tha Hahn.

“Ky”, shtoi Hahn, “asht nji zhgënjim ekstrem. BE tash duhet me sqarue se sa serioz asht angazhimi i tyne për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Shperndaje në: