E vërteta rreth lajmit për dorëheqjen e kryeministrit Zaev mbas dështimit për marrjen e datës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk ka dhanë dorëheqje mbas dështimit për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE, pamvarësisht lajmeve të rrejshme që qarkullojnë nëpër portale.

Momentalisht, kryeministri Zaev ka thirr mbledhje të jashtëzakonshme në Qeveri dhe ka mbledhë gjithë formacionin e tij qeveritar, për me diskutue se çfarë hapash do të ndërmarrin tash mbas dështimit për marrjen e datës.

Paraprakisht ai ka deklarue se Maqedonia e Veriut i ka krye të gjitha obligimet dhe detyrat që BE e ka kushtëzue RMV për m’i dhanë datë për hapjen e bisedimeve.

Shperndaje në: