Grueja e Astrit Deharit tregon se cili ishte shqetësimi ma i madh i tij sa po qëndronte në burg (video)

Arta Dehari, grueja e të ndjerit Astrit Dehari, sot në nji konferencë, bashkë me familjen e tij ka folë për rastin sa ishte në burg bashkëshorti i saj.

Arta Dehari ka tregue se cili ishte shqetësimi ma i madh i Astritit sapo qëndronte në qendrën e paraburgimit në Prizren.

‘’Shqetësimin e ka pasë tek Kumanova. Po më cojnë atje, të mo shkojnë nana e babi atje, le të rrijnë këtu në Prishtinë. E ka përdor një kod, fletoja, që ka qenë kod për veturën. Shqetësimi e ka pasë atje, që po dojnë me transferu prej burgut të Prizrenit, në atë Kumanovës’’, ka thanë Arta.

Tutje ajo thekson se janë shqetësue me publikimin nëpër media të pjesëve të ditarit të Astrit Deharit.

‘’Nuk e di kah po dalin shkrimet e ditarit të Astritit, kur ne se kemi pasë asnjë copëz të letrës. Është shqetësuse për neve si familje që po publikohet nga mediat”.

🔴 LIVE: Konferencë për rastin e Astrit Deharit

Posted by Periskopi on E premte, 18 Tetor 2019

Shperndaje në: