Gjuhë e ashpër e zyrtarit të VV’s ndaj OVL-UÇK: Ikni atje…!

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Avni Zogiani, i ka dal në mbrojtje shefit të tij, Albin Kurtit, lidhun me disa deklarata të kryetarit të OVL-UCK, Hysni Gucati.

Ky i fundit kishte kërkue nga pretendenti për kryeministër që me shfuqizue Gjykatën Speciale.

Ndërsa, kjo, simbas Zogianit, asht deklaratë e pasinqertë.

“Gucati i kërkon Albinit shfuqizimin e Gjykatës Speciale… me e pyet Gucatin per ke ke votue, jam i sigurte se, po qe i sinqerte, thotë, per ata qe e kane sjelle Gjykatën Speciale! Po ikni atje”, ka shkrue ai në Facebook.

Shperndaje në: