Rama: Shpresoj që Albin Kurti ka me kalue nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka deklarue se në ditët në vijim ka me u takue me Albin Kurtin, me të cilin pajtohet që ka nevojë për nji shtysë të re në raport me marrëdhaniet e të dy vendeve, ku edhe propozoi ministri të veçanta nga të dyja shtetet.

Rama në nji konferencë për media, asht pyetë nëse ka me u takue me Albin Kurtin.

“Do të takohemi në ditën në vijim, ka kërkuar të më takoi, e pres me shumë kënaqësi, bie dakot që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e të dy vendeve dhe me marrëveshjet e bërë”, tha Rama .

Ai tha se si Kosova, ashtu edhe Shqipnia, duhen me pasë ministri të veçanta të cilat do të merreshin me marrëdhaniet në mes dy vendeve.

“Kam disa propozime të reja që do t’ia bëj atij dhe mendoj që të dy vendet duhet të kemi ministri shteti për të pas një pikë referimi që merret çdo ditë se çfarë duhet bërë më tutje për të përmirësuar marrëdhëniet të cilat qeveria e kaluar e Kosovës nuk arriti të bëjë sa duhet. Shpresoj se Kurti do të marri përgjegjësinë dhe do të kaloj nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes”, tha ai./KosovaPress/

Shperndaje në: