Kosovë-Rusi, UEFA merr këtë vendim

Asnji ekip nga Kosova, përfshi edhe ekipet kombëtare, nuk do të kenë të drejtë me luejt përballë ekipeve të Rusisë.

Ky asht vendimi i fundit i UEFA’s, i marrë nga Paneli i Urgjencës, i mbajtun ditën e Mërkurë.

Paneli i Urgjencave asht mbledhë të Mërkurën me diskutue situatën e ndeshjeve mes ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

Tue marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet mes ekipeve nga Rusia dhe Kosova, Paneli vendosi që këto dy vende mos me pasë drejt të përballen mes vete në garat e UEFA’s deri në nji njoftim të ardhshëm.

Shperndaje në: