Të tmerrshmet e Europës, lista e femnave ma të kërkueme nga Europol (foto)

Agjencia europiane e policisë së antikrimit, Europol, nisi sot nji fushatë të re për me i kapë kriminelet ma të kërkueme të Bashkimit Europian, tue vnue në dukje se krimet që ata kanë krye janë njisoj të randa sa krimet e kryeme nga mashkujt.

Në kuadër fushatës të titullueme “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike ftyrat e kriminelëve të ikun, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE, mes të cilëve 18 janë gra.

“Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por qe që e bajnë dhe ato janë po aq të randa, sa edhe krimet e kryeme nga mashkujt”, – tha zadhanësja e Europolit, Tine Hollevoet.

Shperndaje në: