Përplasje e tutshme, dërgohet në spital futbollisti i Flamurtarit

Flamurtari dhe Drenica janë nda në paqe në ndeshjen e vetme që u zhvillue sot në kuadër të xhiros së dhetë në Superligën e Kosovës.

Megjithëse ndeshja u mbyll pa golla, dy ekipet kishin raste të shumta për shënim.

Kurse, mesfushori i Flamurtarit, Egzon Krasniqi asht dërgue në spital mbas nji lëndimi në krye të pësuem gjatë nji dueli me Azem Bejtën.

Në minutën 86’ gjatë nji dueli në ajër Krasniqi dhe kapiteni i mysafirëve, Azem Bejta përplasen krenat e tyne.

Krasniqi mbeti i shtrimë në tokë për disa minuta tue pranue ndihmën e parë nga stafi mjekësor.

Shperndaje në: