Haziri i reagon VV’s: Nuk kemi me lejue kurrë këtë gja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thanë sot se partia e tij nuk ka me lejue kapjen e re të shtetit.

Ky reagim i Hazirit vjen mbasi nënkryetari i Vetëvendosjes, Bislim Bislimi, sot ka paralajmërue zhbamjen e vendimeve të Qeverisë na largim.

Postimi i plotë i Hazirit:

LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit.

Sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional. Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet!.

Shperndaje në: