Vucic befason me këtë deklaratë

Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, ka thanë se asnjiherë nuk i asht ofrue ndamja e Kosovës, mbasi që për SHBA dhe BE ajo asht e pamvarun.

Në nji deklaratë për televizionin serb ‘Tv Prva’, Vucic, thotë se nji ofertë e tillë atij nuk i asht prezentue asnjiherë.

“Njerëzve u vjen ma lehtë me thanë se jemi kundër ndamjes, apo korrigjimit të kufinit, kurse unë pyes: Kush na ka ofrue këtë? Askush kurrë nuk na e ka ofrue këtë, për fat të keq, sepse, simbas tyne, Kosova asht sovrane dhe e pamvarun. Dhe pikë”, ka thanë ai.

Shperndaje në: