Mësuesi hero që shmangu tragjedinë në shkollë me nji përqafim (video)

Pamje dramatike vijnë nga nji shkollë e mesme në Portland, ku nji mësues futbolli hero çarmatosi dhe përqafoi nji student që kishte si qëllim me vra veten me nji shotgun.

Mësuesi 27 vjeçar, Keanon Lowe, nji ish yll i futbollit në universitetin e Oregonit i shkoi përballë studentit 19 vjeçar Angel Granados-Diaz i cili kishte hy shkollë me armë të mbushun për me kryee vetvrasje mbas ndamjes nga e dashtuna

Mësuesi e mori me vete 19 vjeçarin dhe e nxorri nga shkolla pa i ba keq askujt, ndërsa nxanësit e tjerë dolën të tmerruem me vrap sapo panë armën.

Shperndaje në: