Qe kur përfundon rinumërimi i votave dhe numërimi i atyne me kusht

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate asht tue vazhdue rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku prej tyne deri në këto momente janë rinumërue 223 apo shprehun në përqindje rreth 42% të vendvotimeve të parapame për rinumërim.

Këtë e ka ba të ditun për KosovaPress, koordinatori i QNR, Burim Ahmetaj , i cili tha se deri tash i gjithë procesi i rinumërimit ka vazhdue pa naj problem dhe se i gjithë procesi i rinumërimit të votave, tue llogaritë këtu edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta ka me përfundue mbas 5-6 dite.

“Procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve do të përfundoj brenda 3-4 dite, pastaj ju hapet rruga e numërimit të votave me kusht e cila praktikisht do t’i marrë edhe 2 ditë, procesi i numërimit të votave me kusht në mënyrë që të finalizohen të gjitha rezultatet. Pra i kemi rezultatet e vendvotimeve të rregullta të cilat janë në bazën e të dhënave, do t’i procedojmë rezultatet e vendvotimeve të rinumëruara të cilat po ashtu do t’i a bashkojmë rezultateve finale. Po ashtu i kemi edhe rezultatet e votave me postë dhe mbesin vetëm edhe rezultatet e votave me kusht në mënyrë që të kompletohen të gjitha, dhe KQZ t’i bëjë publike rezultatet e përgjithshme”, tha Ahmetaj.

“Stafi që bën rinumërimin është i obliguar që gjendjen çfarë është brenda kutisë së votimit ta pasqyroj në formularët e rezultateve, domethënë gjendjen reale. Procesi vëzhgohet nga vëzhguesit e subjekteve politike, procesi është mjaftë transparentë dhe secili nga vëzhguesit mund ta shoh secilën votë për subjekte dhe kandidatë. Kjo garanton transparencën dhe saktësinë e rinumërimeve që bëhen në QNR”, shtoi Ahmetaj.

Kujtojmë se rinumërimi i votave pritet me përfundue mbas 3-4 dite.

Shperndaje në: