Faton Abdullahu: Koalicioni VV-LDK nuk mundet me funksionue për këto tri arsye

Analisti politik që dikur ishte edhe këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, e sheh si të vështirë funksionimin e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Simbas Abdullahut nji gja të cilën VV nuk po arrinë me kuptue asht se Kosova duhet me ba hapin e parë dhe jo Serbia, në mënyrë që me ndal agresivitetin diplomatik.

“Ne duhet ta bëjmë hapin e parë e jo Serbia (ta ndal agresivitetin diplomatik), këtë nuk po e kupton VV-ja. Ne duhet të dëgjojmë e pajtohemi të parët me kërkesat e SHBA-s e jo Serbia. Jemi ne partnerë të SHBA-s e nuk është Serbia. Jemi ne që duhet të bëhemi bashkëpjesëmarrës në planet gjeopolitike të botës perëndimore e jo Serbia. As këto nuk po i kupton VV-ja”, ka thanë Abdullahu.

“Qasja e LDK-s, ku gjithashtu shquhet prirja për të pritur që tjetri të gaboj i konvenon asaj. Për të ndryshuar, asaj i duhet unitet dhe guxim, ndryshim i cili mund të determinohet vetëm nga reformat e brendshme të cilat ka kohë që ajo nuk i preferon në asnjë variant. Kjo është dhe një dëshmi pse qasje inerte e LDK-s për shumë procese është e destinuar ta vendos tash e shumë vite këtë parti në vendin e dytë e asnjëherë në atë të parin”, ka përfundue ai

Shperndaje në: