Presidenti Thaçi i përgjigjet djalit të Sorosit, mbasi ky e akuzoi Europën për Albanofobi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i asht përgjigjë Alexander Sorosit, i cili akuzoi Bashkimin Europian për Albanofobi, mbas refuzimit që iu ba Shqipnisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarsim në BE.

Thaçi tha se nuk duhet lanë asnji tabu, paragjykim apo stereotip me pengue që me pasë nji debat kuptimplotë për marrëdhaniet midis Ballkanit dhe BE.

“Ne nuk duhet të lëmë asnjë tabu, paragjykim apo stereotip të na pengojnë që të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Unë mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë”, ka thanë ai.

Mbas refuzimit që Shqipnia dhe Maqedonia e Veriut morën për negociatat në BE, Alexandar Soros, përmes nji postimi në Twitter, kishte thanë se Europa duhet me pranue se vuen nga Albanofobia.

“Poshtë sipërfaqes, gjallon nji paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mundet mos me u pa si faktor në refuzimin e Shqipnisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill”, ka thanë Soros.

Shperndaje në: