Sveçla: Këto ministri i takojnë VV’s

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka qenë i ftuem në emisionin Frontal.

Sveçla ka thanë se të gjithë ata që e kanë keqpërdë buxhetin e Kosovës do ta paralizohen me ardhjen e qeverisë Kurti.

Simbas Sveçles, dy dikastere të randësishëm kanë me i takue partisë së tij.

“Qëndrimi i VV-së është që nuk do të kemi një qeveri të sulltanateve, siç ka ndodh më herët pasi do të jetë qeveria Kurti. Ministria e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do ti takojnë VV-së, nëse do të fitonte LDK, do ti takonin asaj” tha Sveçla

Po ashtu, Sveçla ka folë edhe për përafrimet me LDK, tash kur i kanë shpeshtue takimet për me ba qeverinë.

“Ne jemi të vendosur që bisedojmë për reforma dhe jo për dikastere, për këtë ka votuar populli jonë. Populli ka thënë që ne kemi drejtë ku kemi thënë që shteti është i kapur. Kur ke shtet të kapur duhet shkapur, ne jemi deklaruar për demokraci. Ne po kërkojmë një shtet evropian i cili do të duhet të ishte shëmbëlltyrë për ne”, ka shtue Sveçla.

Shperndaje në: