Nga NISMA thonë sërish se e kanë kalue pragun: Flasin edhe për bashkëpunim me LDK’n

Nga NISMA po deklarohen se bashkë me partnerët e tyne të koalicionit AKR-PD do ta kalojnë pragun, ndërsa shprehen të gatshëm për bashkëpunim me LDK’n.

NISMA po shihet e përshtatshme për me formue qeverinë e ardhshme të Kosovës. Para do dite, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në nji deklaratë të dhanë për media ka thanë se nëse NISMA e kalon pragun, atëherë LDK asht e gatshme për bashkëpunim me këtë parti.

Këtë deklaratë të LDK’s e kanë mirëpritë nga Nisma Socialdemokrate. Fazli Hoxha anëtar i kryesisë së NISMA’s, tha për Telegrafin se partia e tij së bashku me partnerët e saj AKR dhe PD do ta kalojnë pragun zgjedhor.

“Sa i përket pragut zgjedhor NISMA Socialdemokrate me partnerët e saj AKR dhe PD do ta kalojë atë, duke u bazuar në faktet që po dalin se ka pasur manipulim me vota, ku subjekti ynë është dëmtuar në masë të madhe. Tash po shihet se pragu nuk është problem. Sipas informatave që kemi NISMA e ka kaluar pragun por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga KQZ-ja, me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Ne si NISMË Socialdemokrate përshëndesim çdo deklaratë që vije nga zyrtarët e LDK-së, të cilët NISMËN e shohin si partnere për qeverinë e ardhshme”, asht shprehë Hoxha.

Hoxha tregoi nëse kanë zhvillue naj takim deri tash me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Deri më tani nuk kemi pasur bisedime më LDK-në, për formimin e Qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Por sukseset e NISMË-s në Qeverinë e fundit janë arsye e LDK-së që ne të jemi pjesë e qeverisë së re. Sipas mendimit tim, NISMA do të jetë pjesë e Qeverisë së re, por këtë vendim do ta marrin organet e partisë”, theksoi ai.

Shperndaje në: