Ish-truproja i Ibrahim Rugovës thotë se Kurtin nuk ka me pyet askush a dëshiron me pasë mbrojtje të afërt

Elez Nikçi, ish shefi i mbrojtjes së afërt të ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka thanë se Albin Kurti ende nuk asht Kryeministër i Kosovës dhe se në bazë të kësaj atij ende nuk i ofrohet mbrojtje e afërt.

Nikqi tue komentue aksidentin e mbramshëm në Tiranë të veturës me të cilën po udhëtonte Kurti, ka thanë se personat që tash munden me qenë në shoqnim të tij nuk funksionojnë simbas rregullores në fuqi.

Por, me ta marrë pozitën e Kryeministrit, simbas Nikqit, Kurti nuk ka me pasë mundësi që me zgjedhë nëse don mbrojtje ose jo.

“Nuk e pyesin, s’i intereson emri Albini, Vjosa a Kadria, është protokoll shtetëror i sigurisë”.

Ai ka rrëfye për peripecitë sa ka shërbye si shef i truprojave të Rugovës.

“Sipas një rregulloreje të UNMIK-ut na është lejuar që t’i kemi 11 veta. Të gjithë stafi kanë qenë pjesëtarë të UCK-së dhe kanë qenë përdorues të mirë të të gjitha llojeve të armëve”, ka thanë Nikçi.

Shperndaje në: