Gjykata Speciale e fton edhe nji Zavëndësministër të Kosovës

Gjykata Speciale e ka ftue për intervistim Zavendësministrin në Ministrinë e Diasporës, Isni Kilaj.

Këtë e konfirmoi vetë Kilaj përmes nji postimi në Facebook, ku tha se sot ka marr nji fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuem në Hagë për me dëshmue për UÇK’n.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në vorrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi.

Kujtojmë se më herët, sot Gjykata e ka ftuar edhe Azem Sylën, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK’së.

Shperndaje në: