Kurti zbutet në deklarata, qe çka thotë për Thaçin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thanë sot se nuk dëshiron që Presidenti Thaçi m’i udhëheqë bisedimet, mbasi që ai asht president dhe ka rolin e tij, ndërsa si i tillë do të mbetet pjesë e politikës në Kosovës, shkruen Gazeta Metro.

Kurti në Syri vizion iu përgjigj pyetjes se çka do të ndodhte nëse bashkësia ndërkombëtare do kërkonte që Hashim Thaçi me i udhëheq bisedimet.

“Kjo do ishte shkelje e Kushtetutës së vendit. Gjykata Kushtetuese e ndalon këtë skenar. Presidenti e ka rolin e tij”, ka thanë Kurti.

“Ai është president unë nuk do e përjashtoj. Do të jetë gjithmonë pjesë e politikës në Kosovë. Mirëpo ai nuk mund të drejtojë politikën e jashtme të shtetit tonë”, shtoi ai.

Shperndaje në: