Haradinaj sulmon ashpër Kurtin: Ai asht komunist, këto janë mashtrimet e tij

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i pranishëm në Debat Plus të RTV Dukagjinit ka folë gjanësisht për zhvillimet politike në vend, sidomos për zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit dhe rezultatet që u prodhuen nga to.

Haradinaj ka përmendë disa prej arritjeve të qeverisë së tij, tue përmendë sidomos taksën 100%, ligjin për Trepçën, ligjin për pagat etj.

I pyetun për Albin Kurtin, ai përsëriti qëndrimet e tij, por kësaj here tue i mshue ma fort fjalëve të tij:

“Ajo (në të cilën beson Kurti) është komunizëm në ekonomi.” – asht shprehë z.Haradinaj tue përqeshë bindjet e kryetarit të Vetëvendosjes.

Ma tej, ai po ashtu u shpreh skeptik lidhun me zbatimin e premtimeve të bame nga z.Kurti.

Haradinaj po ashtu gjatë kësaj interviste tha se AAK e tij do të mbetej në opozitë, dhe se nuk ishte takue me kryetarin e Vetëvendosjes për me diskutue lidhun me nji koalicion të mundshëm qeverisës.

“Kam punuar me të sa kam qenë në opozitë. Është mashtrues. Është shembulli i flamurit, i kombëtares. Këto tregojnë diçka. Ky është mashtrim… deri në atë kohë njerëzit (e VV-së) u dokshin keq se nuk e respektojshin flamurin e tash.”

Shperndaje në: