Kjo asht gropa ku asht gjetë i vdekun Shqipdon Aliu (foto)

Mbas shtatë ditëve i zhdukun, Shqipdon Aliu nga katundi Gadime i komunës së Lipjanit u gjet mbramë pa sheja jete. Policia ka konfirmue se trupi i pajetë i tij asht gjetë në nji gropë të madhe te gurëthyesi i vjetër në këtë katund. Gazeta Sinjali mëson nga persona të afërt me viktimën se telefonin e tij (të ndalun) dhe nji paketë cigare, jo shumë larg kësaj grope, i ka gjetë nji banor i katundit.

Pasi ky banor i fshatit e ka mbush telefonin me bateri, fëmijët e tij e kanë njoftuar se telefoni është i Shqipdonit…Pastaj e kanë lajmëruar policinë”, thanë persona të afërt me viktimën për Gazetën Sinjali.

Vdekja e Shqipdonit ende mbetet mister, Prokuroria Themelore e Prishtinës po pret rezultatet e obdukcionit me i kuptue rrethanat e vdekjes së të riut.

Gazeta Sinjali ka sigurue fotografi nga vendi ku Shqipdon Aliu asht gjetë pa sheja jete.

Shperndaje në: